Besa Gaxherri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ku tha se formimi i qeverisë së re mbetet një proces i vështirë dhe se ekziston mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje nëse deri të dielën nuk arrihet marrëveshje, raporton GazetaBlic.
Gaxherri në një prononcim për GazetaBlic, tha se Kurti kurrë nuk është konsistent me atë se çka ka thënë para disa ditëve, për të gjitha çështjet.
Ajo kujton se edhe për zgjedhje para disa ditëve Kurti thoshte votojeni kryetarin e Kuvendit sepse për qeveri i kam votat, Gaxherri thekson se tani kur afatet kushtetuese po afrohen, mashtrimit i vie fundit sepse Kurti nuk i ka votat.
“Tani si zakonisht qe Kurti kurr nuk është konsistent me ate çka ka thënë para disa ditëve, muajve apo viteve, për të gjitha qeshtjet.Edhe për zgjedhje para disa ditëve thoshte votojeni kryetarin e kuvendit se për qeverinë unë i kam votat, mashtrim…tani kur afatet kushtetuese po afrohen mashtrimit i vie fundi sepse ai nuk i ka votat”, tha ajo.
Ndër të tjera ajo shton se Lidhja Demokratike e Kosovës, është e gatshme për zgjedhje të reja, e cila thotë se kërkojnë që sa më shpejt vendit ti japim institucione.
Gaxherri thekson se viti 2025 është vit i humbur për Kosovën.
“E sa i përket zgjedhjeve të parakohshme LDK është gati.Kërkojmë qe sa më shpejt vendit ti japim ninstitucione.Nuk duhet të harrojmë se përveq skandaleve korruptive të Ë-së, sanksioneve nga BE dhe ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA, viti 2025 është vit i humbur për Kosovën”, përfundoi ajo për GazetaBlic.


