Kenan Yıldız është deklaruar para ndeshjes ndaj Real Madrid.
Sulmuesi i Juventusit tha se stadiumi ‘Santiago Bernabeu’ është një nga stadiumet më të mira në botë, shkruan GazetaBlic Sport.
“I emocionuar për ndeshjen në Bernabeu? Po, është e mrekullueshme. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium.
Mendoj se është një nga stadiumet më të bukura në botë, të luash atje është një ëndërr e bërë realitet.
Të përballesh me një klub të tillë në UCL është thjesht e pabesueshme”, ka thënë Yildiz.
/GazetaBlic Sport/


