“Është helmu atmosfera, ka shumë xhelozi e inat”. Kështu ka deklaruar kreu i VV-së, Albin Kurti, i mandatuar për kryeministër, duke folur për formimin e qeverisë dhe mundësinë e koalicioneve, raporton Gazeta Blic.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Arton Demhasaj nga AAK, i cili e ka quajtur Kurtin “gjarprin më helmues të skenës politike”.
“Ironi që s’e shpëlajnë as 100 fjalime patriotike”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Kur gjarpri më helmues i skenës politike flet për “helmim të atmosferës”!
Ironi që s’e shpëlajnë as 100 fjalime patriotike.


