Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka kritikuar presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, në lidhje me arbitrimin në La Liga.
“Mendoj se Laporta thotë ‘dora e bardhë’ sepse duhet ta thotë për shkak të rastit Negreira. Nuk kam vënë re kurrë që referët na kanë favorizuar, përkundrazi. Gjyqtarët janë njerëz, nuk mendoj se na kanë sjellë ndonjë dobi”, tha Courtois gjatë një konference për shtyp përpara ndeshjes së Real Madridit me Juventusin në Ligën e Kampionëve.
Real Madrid dhe Juventus takohen nesër nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së tretë të Champions League.
/GazetaBlic Sport


