Lajme

Gashi: Balotazhi sjell komplikime në politikë, s’do të duhej të ekzistonte fare!

10/21/2025 15:01
nga:N K

Avokati Tomë Gashi, lidhur me komunat në të cilat dikur ishin bastione të PDK-së e LDK-së në zgjedhet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje është në balotazh me to, u shpreh se gjithçka mund të pritet deri me datë 9 nëntor, ditën në të cilën është paralajmëruar të mbahet balotazhi.

Sipas Gashit, balotazhi është një prej formave më demokratike por që nuk duhej të eksiztonte por vetëm ai/ajo i cili mer një votë më tepër se 50% të votave duhet të zgjidhet.

“Është numër i madh më duket se janë më shumë se 12 që janë të nominuarit për kryetar të komunave nga Lëvizja Vetëvendosje që janë në balotazh , besoj që gjithçka mund të presim deri më datën 9 nëntor eventualisht për koalicione të caktuara sepse secili dëshiron apo duhet të ketë koalicione për të fituar aj që është më i miri në balotazh që do ta kemi”.

“Mendoj që është diçka pozitive, është diçka demokratike, është diçka që duhet të ndodh në shekullin 21 edhe pse në prizmin tim balotazhi nuk do të duhej të ekzistonte fare dhe që personi apo do të thotë burri, gruaja apo cili del në zgjedhje ai që fiton një votë më tepër se 50% të atyre që kanë dalë në votime qoftë qytet apo kudo që mbahen zgjedhjet ai duhet të udhëheq për periudhën 4 vjeçare atë vend”- u shpreh Gashi.

Tutje ai potencoi se balotazhi shpesh herë di të sjellë komplikime pasojë e interesave të caktuara , dhe fitues të dal jo personi meritor ne zgjedhjet fillestare.

“Po balotazhi shpesh herë kthehet në komplikime politike interesa politike të llojllojshme të personave të caktuar sa që shpesh herë në prizmin tim del që nfund të balotazhit nuk del ai që është më i miri në zgjedhjet fillestare”.

“Balotazhi kthehet krejtësisht në kalkulime politike dhe që ndikojnë më tepër udhëheqësit politik sesa që ndikojnë ata me të cilin emër garojnë në kuptimin që një person i nominuar për kryetar të një qyteti apo vendi tjetër nuk do të thotë se do të fitoj pas balotazhit ose mund të ketë matematika të llojlloshme. Kështu që… kështu është jeta politike”- përfundoi Gashi për GazetaBlic.