UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjet e së enjtes midis Dritës dhe klubit nga Qipro, Omonoia në Ligën e Konferencës.
Ndeshja mes Dritës dhe Omonoia luhet të enjten me fillim nga ora 18:45 në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës së Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Në xhiron e parë Drita barazoi me KuPS – kurse Omonoia humbi nga Mainz.
Më poshtë keni delegimin e gjyqtarëve për këtë ballafaqim:
- Gjyqtari kryesor/Rob Harvey (Irlandë)
- Asistentë/Robert Clarke-Wayne McDonnell (Irlandë)
- Gjyqtari i katërt: /Paul Mclaughlin (Irlandë)
- VAR/Kevin Clancy (Skoci)
- AVAR/ Ryan Lee (Skoci)
/GazetaBlic Sport


