Lajme

Rrëshqiti aksidentalisht në Lumin Fan i Vogël, humb jetën 49-vjeçari

10/21/2025 11:32
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë të Shqipërisë.

Mësohet se një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në lumin Fan i Vogël.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur mbrëmje e së hënës (20 Tetor) teksa 49 vjeçari me iniciale M. K, banues në fshatin Ndërfushas, po kthehej për në banesë.

Sipas Policisë, ai ka rrëshqitur në lumë dhe si pasojë e mbytjes ka humbur jetën.