Sporti

Rekord i keq në Serie A | Në xhiron e fundit u realizuan veç 11 gola, s’kishte ndodhur kurrë më parë

10/21/2025 10:08
nga:Lorik J

Xhiro e shtatë e sezonit në Serie A do të mbahet mend për vendosjen e një rekordi jashtëzakonisht të turpshëm.

Në dhjetë ndeshjet e luajtura, u shënuan vetëm 11 gola, që zyrtarisht u bë rezultati më i ulët i regjistruar ndonjëherë brenda një raundi të vetëm në elitën e futbollit italian, shkruan GazetaBlic Sport.

Situata në xhiron e fundit ishte treguese e mungesës së efikasitetit përpara portës, me katër nga ndeshjet që përfunduan në barazim (0:0).

Ndeshja më produktive ishte Milan – Fiorentina. Ndeshja e tyre u ofroi tifozëve tre gola, që përfaqëson më shumë se një të katërtën e të gjithë golave ​​të shënuar në xhiro.

/GazetaBlic Sport