Lajme

Trump dhe Albanese nënshkruajnë marrëveshje për mineralet natyror

10/21/2025 08:15
nga:Genita C

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri australian, Anthony Albanese kanë nënshkruar marrëveshje për burimet natyrore.

Përmes një postimi në “X” ‘Shtëpia e Bardhë’ ka njoftuar se dy liderët e dy shteteve kanë nënshkruar marrëveshjen që cilësohet si e rëndësishme për të forcuar aleancën SHBA-Australi.

“Presidenti Donald J. Trump dhe kryeministri australian Anthony Albanese nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme për mineralet për të siguruar burimet natyrore jetësore dhe për të forcuar aleancën SHBA-Australi”, thuhet në postimin e Shtëpisë së Bardhë në “X