Një zyrtar policor dyshohet të jetë përfshirë në një rast rrëmbimi që kishte ndodhur më 19 shtator 2025 në lagjen Veternik të Prishtinës.
Sipas Gazetës Sinjali zyrtari policor i arrestuar dhe suspenduar është Afrim Foniqi.
Për arrestimin e tij ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, e cila pas veprimeve intensive hetimore nga hetuesit policorë është arritur të sigurohet prezenca e të dyshuarve. Gjatë operacionit hetimor janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër që imiton armën automatike AK-47.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh për katër personat e ndaluar, ndërsa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtarit policor si pjesë e procedurave administrative.
Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, IPK-së dhe Prokurorisë, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.


