Lajme

Manifestimi “Zbulimi i hershëm – mbijetesë” nën patronatin e Presidentes Osmani

10/20/2025 12:52
nga:N K

Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, po mbahet manifestimi tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesa”.

Ky organizim po zhvillohet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”.

Në fjalën e saj, Presidentja Osmani theksoi se tetori është muaji kur “forca e grave vishet me ngjyrën e shpresës, me ngjyrën rozë. Është muaji kur kujtojmë se çdo betejë e jetës mund të fitohet me dashuri, me kujtesë dhe me qëndresë. Në këtë muaj ne nuk flasim vetëm për dhimbje, por flasim mbi të gjitha për guxim. Nuk flasim për sëmundje, por flasim për jetë. Sot jemi këtu për të nderuar kauzën dhe frymën e grave që nuk u dorëzuan, përballën frikën dhe e kthyen atë në forcë.”