Lajme

Vetëvendosje dhe LDK kanë arritur marrëveshje për balotazh në Vushtrri

10/20/2025 11:50
nga:Genita C

Një koalicion paszgjedhor është arritur sot në Vushtrri mes kandidatit të LDK dhe atij të Vetëvendosjes.

Në rezultatet e zgjedhjeve në këtë komunë, VV mori 26.28%, kurse LDK-ja mori 21.62 për qind.

Në këtë komunë më së shumti përqindje të votave mori Partia Demokratike të Kosovës me kandidatin e saj Ferit Idrizi.

Idrizi mori saktësisht 38.08% të votave.

Kjo komunë deri tani është drejtuar nga Ferit Idrizi i PDK-së.