Lajme

50% e votave të diasporës në Skenderaj, prin bindshëm Sami Lushtaku

10/20/2025 11:50
nga:N K

Në komunën e Skenderajt janë numëruar 50 për qind e votave me postë.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Lushtaku po prin bindshëm me 72.41% të votave.Pas tij radhitet Hysni Mehani i LVV-së , i cili ka fituar 20.69% të votave.
Ndryshe, Lushtaku ka fituar pa balotazh kryesinë e komunës së Skenderajt, me një përqindje të lartë prej 83.51%.