Kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati, po udhëheq bindshëm edhe në votat e diasporës.
Deri më tani janë numëruar 33.33% e votave me postë, ku Kastrati i Nismës, ka grumbulluar 32.29% te votave, e pas tij renditet Gëzim Krasniqi i PDK-së, i cili ka marrë 22.66%.
Nga rezultati i përmbledhur, i publikuar nga KQZ, Ekrem Kastrati del që ka fituar edhe një mandat tjetër në krye të komunës, dhe atë pa balotazh.


