Lajme

Hamiti i LDK-së: Vit i humbur për Kosovën në rrafsh institucional, e vërtetë e hidhur

10/20/2025 11:34
nga:Genita C

Muhamet Hamiti, LDK, ka vlerësuar se viti 2025 ka qenë i humbur për Kosovën në aspektin institucional, pasi vendi ka mbetur pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se Kuvendi ka mbajtur vetëm seanca për vetëkonstituim, ndërsa Qeveria vazhdon të drejtohet nga Albin Kurti në detyrë, i cili ka edhe një javë afat për formimin e ekzekutivit të ri.

Postimi i plotë:

Gjatë gjithë vitit 2025, Kosova është pa Kuvend që shqyrton dhe miraton ligje, e mbikëqyr punën e Qeverisë dhe kryen funksione të tjera simbas Kushtetutës së shtetit tonë. Kuvendi sivjet ka mbajtur me dhjetëra seanca për ta konstituuar veten. Kaq ka bërë.

Po shkon viti, jemi më 20 tetor sot, dhe ende s’kemi Qeveri mbas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. Qeverinë po e drejton deputeti Albin Kurti, kryetar i VV-së, i cili është mandatuar së voni nga Presidentja për ta bërë Qeverinë e re. I ka mbetur edhe kjo javë për ta bërë këtë, nëse mundet.
Vit i humbur për Kosovën në rrafsh institucional. E vërtetë e hidhur.