Alexander Isak nuk po bën mjaftueshëm për të justifikuar vendin e tij si titullar përpara Hugo Ekitike te Liverpooli, tha ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney.
25-vjeçari ndërkombëtar suedez iu bashkua Reds në fillim të shtatorit nga Newcastle për 125 milionë funte, por ka shënuar vetëm një gol, në Kupën Carabao, në shtatë paraqitje në të gjitha garat.
Ekitike ka shënuar katër gola për Liverpoolin, tre prej të cilëve kanë ardhur në Premier League.
“Isak nuk është dukur gati që kur erdhi tek Liverpooli nga Newcastle”, tha Rooney në “The Wayne Rooney Show”.
“Ai nuk është stërvitur, nuk ka pasur ndeshje parasezonale. Kjo është shumë e rëndësishme. Ndërsa Newcastle po stërvitej, ai ndoshta rrinte ulur në shtëpi dhe fliste në telefon me agjentin e tij për gjashtë orë në ditë, duke u përpjekur të gjente një ekip të ri”, vazhdoi legjenda e Manchester United.
“Është shumë e vështirë kur nuk ke ndeshje parasezonale. Ndoshta ai është stërvitur vetëm, por tani po e paguan çmimin për këtë. Sa i përket performancës, ai nuk e meriton të luajë para Ekitikes”, shtoi Rooney.
/GazetaBlic Sport


