Burim Ramadani ka paralajmëruar se kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen politike të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Sipas Ramadanit, me mungesë të shumicës parlamentare si nga pozita ashtu edhe nga opozita, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 14 dhjetor.
Megjithatë, Ramadani thotë se ky skenar mund të ndryshojë nëse Gjykata Kushtetuese vendos Masë të Përkohshme, çka do të shtynte zgjedhjet deri në fund të shkurtit 2026, duke e futur Kosovën në një kolaps të mundshëm politik dhe institucional.


