Aleanca Kombëtare për Integrim e ka shpallur fitoren e saj në dy komuna nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut.
Në një konferencë për media, zëdhënësi i AKI-së, Arbër Ademi, ka pohuar se ky rezultat vjen pasi ka përfunduar procesi i numërimit të votave në dy komunat.
“Po e fillojmë fitoren e madhe të Aleancës Kombëtare për Integrim. Tashmë në dy komuna janë përpunuar në tërësi rezultatet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
“Në Komunën e Likovës, që në raundin e parë, pa balotazh, është arritur fitore për kandidatin tonë, z. Erkan Arifi, me një dallim gati 3 mijë vota”.
“Për kandidatin tonë në Pllasnicë, kundrejt kandidatit tjetër, është shënuar fitore me një raport 2 me 1. Këto janë dy komunat e para për të cilat janë përpunuar rezultatet”, ka thënë Ademi.


