Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar lidhur me bastisjen e 9 lokacionave në Zubin Potok dhe Zveçan nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.
Në njoftimin e bërë nga kjo zyrë thuhet se bastisja synoi “frikësimin dhe krijimin e trazirave në mesin e familjeve serbe që kanë jetuar në këto zona për dekada të tëra”, njofton Dukagjini.
“Kjo ka të bëjë me hakmarrjen e [kryeministrit në detyrë të Kosovës] Albin Kurti kundër popullatës serbe në veri të Kosovës për shkak të fitore së serbëve në zgjedhjet e fundit [lokale], por edhe për shkak të nervozizmit të Prishtinës pas dështimit në zgjedhje, të cilin Kurti dëshiron ta kompensojë në kurriz të popullit serb”, u tha në njoftimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.
Mes tjerash, kjo zyrë thekson se “rrethimi policor dhe frikësimi i serbëve zgjati disa orë, dhe gjatë këtij veprimi brutal, forcat speciale të Kurtit thyen dyert e shtëpive serbe, duke kryer kontrolle dhe bastisje”.
“Atyre do t’u ofrohet ndihmë ligjore, dhe ne gjithashtu do t’i informojmë përfaqësuesit ndërkombëtarë për zbatimin e tyre. Kjo është hakmarrja e Albin Kurtit ndaj popullit serb në veri të Kosovës.M për shkak të fitores së popullit serb në zgjedhjet e përfunduara së fundmi, si dhe nervozizmit të Prishtinës për shkak të debaklit zgjedhor që Kurti dëshiron ta kompensojë në kurriz të popullit serb”, thuhet në njoftim.
Bastisjet në Zveçan e Zubin Potok: Shtatë të arrestuar për rastin e vrasjes së zyrtarit të EULEX-it


