Lajme

Tejkaluan ditët e qëndrimit në BE, kompania “Maxhari Tours” konfirmon ndalimin e disa shtetasve kosovarë në Kroaci, përshfirë dy shoferë të saj

10/19/2025 11:52
nga:Genita C

Shtatë persona u raportua mëngjesin e sotëm se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, përfshirë dy shoferë të kompanisë “Maxhari Tours” dhe pesë pasagjerë.

Nga kompania kanë konfirmuar për portalin Telegrafi se janë të vërteta raportimet.

“Po e vërtet janë ndalu shoferët edhe disa pasagjer në Kroaci, tu hy në Kroaci”, kanë deklaruar nga kompania.

Tutje u tha se rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.

“Rasti ka ndodhur dje në mbrëmje. Disa prej pasagjerëve kanë pas ndalës edhe kanë kaluar 3 mujorshin e qëndrimit ne BE”, kanë thënë tutje nga kompania “Maxhari Tours”.

Sipas raportimeve, autobusi i kompanisë “Maxhari Tours” u bllokua për më shumë se nëntë orë në kufi, ndërsa policia kroate arrestoi dy shoferë dhe pesë pasagjerë.