Lajme

Iu përkeqësua gjendja teksa po shëtiste, vdes një person në Podujevë

10/18/2025 08:35
nga:Sh R

Një person ka vdekur në fshatin Penuhë të Podujevës, derisa dyshohet se gjatë kohës kur ishte duke shëtitur me karrocë të tij, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën.

Policia ka bërë të ditur se vdekja e viktimës u konfirmua në emergjencë.

“Viktima mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte probleme shëndetësore derisa ishte duke shëtitur me karrocën e tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Pasi është dërguar në emergjencë, është konfirmuar vdekja e tij.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.