Lajme

Procesi në Hagë, Zyberaj: Trupi gjykues është palë me Prokurorinë, “zhbiron më shumë”

10/18/2025 07:50
nga:Sh R

Ish-eprori i UÇK-së, Bedri Zyberaj në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur lidhur me atë se kur pritet të përfundojë procesi në Hagë.

Zyberi tha se konsideron që në të ardhmen duhet t’i formulojmë disa kërkesa të qarta, ndër to që të mos ketë paanshmëri, dhe të dërgohen në Dhomat e Specializuara, duke shtuar se në të ardhmen priten protesta të tjera.

Sipas tij trupi gjykues është palë me Prokurorinë “zhbiron më shumë”.

“Kemi veprime që janë marrë ndaj presidentit Thaçi të cilit i ndalohen edhe vëllezërit e tij, edhe për rastet më të rënda të krimeve kjo gjë nuk ndodh sepse është e drejtë themelore kontakti me familje”, tha Zyberaj.

“Po e stërgjatë historinë e popullit tonë. Këto veprime nuk na lënë të shkëputemi nga ajo e kaluar që ka qenë jashtëzakonisht e rëndë”, vijoi ai.

Duke thënë se “verdikti i Gjykatës nuk do të jetë i paanshëm”, Zyberaj përmendi edhe Salih Mustafën e Pjetër Shalën që Gjykata Speciale i dënoi, sipas tij, me burg “dragonik”.