Lajme

Moti për ditën e sotme: Kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu

10/18/2025 07:00
nga:Sh R

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Në momente dhe zona të caktuara reshjet pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-24 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.