Lajme

Plagosja e dy personave në Pejë, ndalohet për 48 orë i dyshuari

10/17/2025 22:41
nga:Y I

Është ndaluar për 48 orë, i dyshuari që plagosi dy persona në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë.

Sipas Policisë, dy të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, derisa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Klankosova se gjendja e tyre ishte e rëndë.

Ndryshe, Policia ka bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata të tipit AK-47, dy revole, 149 fishekë dhe 16 gëzhoja.

Njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin janë duke vazhduar hetimet intensive lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Plagosja e dy personave në Pejë, detaje nga spital ku po trajtohen