Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, ka njoftuar se në këtë qytet është aktivizuar për herë të parë koogjenerimi, ku ngrohtorja e qytetit ka filluar sezonen me 9 tetor.
Ai ka thënë se krahas prodhimit të energjisë termike, ka filluar edhe prodhimi i energjisë elektrike me kapacitet mesatar prodhues 1.2 MWH.
‘‘Me të gjitha kapacitetet e saj, Ngrohtorja e qytetit do të operoj deri më 15 Prill’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Për herë të parë sot u aktivizua koogjenerimi.
Zyrtarisht Ngrohtorja e Qytetit ka filluar sezonen e ngrohjes me 9 Tetor.
Prej sot, për herë të parë kjo ndërmarrje ka aktivizuar koogjenerimin. Krahas prodhimit të energjisë termike, filloj edhe prodhimi i energjisë elektrike me kapacitet mesatar prodhues 1.2 MWH.
Me të gjitha kapacitetet e saj, Ngrohtorja e qytetit do të operoj deri më 15 Prill.
Suksese e mbarësi ndërmarrjes dhe konsumatorëve!


