Lajme

Një person gjendet i vdekur në një veturë në Pejë

10/17/2025 10:54
nga:Sh R

Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në Pejë.

Policia ka njoftuar për Indeksonline se qytetari është gjetur i vdekur në veturën e tij.

“Sot në orën 9:10 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë një person në veturë është parë pa shenja jete. Është njoftuar ekipi mjeksor ku është konstatur vdekja e tij. Ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për shkaqet e vdekjes” ka thënë Fadil Gashi për Indeksonline.