Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka vazhduar bashkëpunimin me ‘Dardanët’.
Foda ka firmosur kontratë të re dy vjeçare, duke qëndruar në krye të shtabit teknik të kombëtares sonë, transmeton GazetaBlic Sport.
Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028.


