Sporti

Graham Potter, kandidat për postin e trajnerit tek Suedia

10/17/2025 10:23
nga:Mergim Rreci

Pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Suedisë, Graham Potter ka shprehur interesimin për të marrë këtë detyrë.

Suedia aktualisht është e fundit në Grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve.

Potter, i cili është pa punë që nga shkurti i vitit 2025 pas largimit nga West Ham, ka lidhje të forta me futbollin suedez. Ai drejtoi Ostersunds FK për shtatë vjet, ku e nisi nga divizioni i katërt dhe arriti të ngjitej deri në elitë dhe në garat evropiane.

Trajneri anglez thotë se për të nuk është çështje parash, por motivimi se sa mund të kontribuojë. “Jam i hapur për çdo mundësi ku mendoj se mund të ndihmoj”, tha ai.