Policia e West Midlands u ka ndaluar tifozëve izraelitë të marrin pjesë në ndeshjen e Europa League mes Aston Villa dhe Maccabi Tel Aviv, e cila do të luhet më 6 nëntor në Birmingham.
“Policia e West Midlands thotë se vendimi për të ndaluar tifozët izraelitë të marrin pjesë në ndeshjen e Aston Villas u mor “bazuar në informacionin aktual dhe incidentet e mëparshme, duke përfshirë dhunën dhe krimet e urrejtjes”, të cilat ndodhën gjatë ndeshjes së Maccabi Tel Aviv kundër Ajax vitin e kaluar”, shkroi gazetari i Sky Sports, Rob Harris, në lidhje me masat e sigurisë që rrethojnë ndeshjen.
Arsyeja për masa kaq të ashpra është sulmi ndaj tifozëve izraelitë në nëntor 2024 pas një ndeshjeje midis Ajax dhe Maccabi Tel Aviv në Amsterdam.
/GazetaBlic Sport/


