Lajme

Vjosa Osmani uron Presidentin e ri të Malavit

10/16/2025 22:34
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Malavit, Prof. Arthur Peter Mutharika, me rastin e marrjes së detyrës.

Në një postim në rrjete sociale, Osmani i ka dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit drejt prosperitetit të mëtejshëm.

Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Malavin dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.