Gati 700 milionë njerëz në mbarë botën klasifikohen si njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme, duke mbijetuar me më pak se 2.15 dollarë në ditë për person, sipas Bankës Botërore.
OKB shpalli 17 tetorin si Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë në një rezolutë të miratuar më 22 dhjetor 1992. Çdo vit, OKB organizon ngjarje dhe konferenca të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin global për varfërinë dhe për të mobilizuar përpjekjet ndërkombëtare për ta luftuar atë.
Tema e këtij viti është dhënia fund e keqtrajtimit shoqëror dhe institucional duke siguruar respekt dhe mbështetje efektive për familjet.
Sipas një raporti të OKB-së, varfëria ekstreme globale kishte rënë me shpejtësi nga viti 1990 deri në vitin 2019, por COVID-19 dhe krizat që pasuan shkaktuan rritjen më të madhe globale të varfërisë të parë në dekada.
Pothuajse gjysma e popullsisë së botës, veçanërisht Azia Jugore dhe Afrika Sub-Sahariane jeton nën nivelet e mirëqenies ekonomike që do të konsideroheshin varfëri në shumë vende me të ardhura të larta dhe të mesme.


