Adrien Rabiot do të jetë jashtë fushave për të paktën disa javë pas një dëmtimi me Francën, ndërsa Milani gjithashtu dha përditësime për Pervis Estupinan, Christian Pulisic dhe Alexis Saelemaekers.
Ndeshjet kombëtare kanë sjellur shumë telashe për kuqezinjtë, të cilët panë disa lojtarë të riktheheshin herët me probleme fizike, transmeton GazetaBlic Sport.
Deri më tani, më së keqi prej tyre duket të jetë Rabiot , i cili sot është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin soleus në këmbën e majtë.
Kjo është në fakt një tendosje e pulpës së këmbës dhe do të rivlerësohet pas 10 ditësh, që do të thotë se mesfushori do të mungojë për të paktën dy ndeshjet e ardhshme, ndoshta deri në një muaj.
Ndërkohë, Estupinan u rikthye nga detyra ndërkombëtare me një ndrydhje në kyçin e këmbës së majtë dhe arriti të vraponte pak në fushë sot, por prapëseprapë duhet të humbasë ndeshjen e Serie A këtë fundjavë kundër Fiorentinës.
Saelemaekers ishte më i qetë pas problemit të tij muskulor duke luajtur për Belgjikën, pasi po punon për t’u rikthyer në stërvitje të plotë dhe ndjen më pak dhimbje sesa pritej në këtë fazë.
Shqetësimi i madh është Pulisic, i cili u lëndua gjatë ndeshjes së USMNT dhe u kthye vonë për shkak të vonesave të fluturimeve.
Kjo do të thotë që nuk do të ketë një diagnozë të vërtetë deri të premten, ndërsa testet ishin planifikuar për sot.
/GazetaBlic Sport/


