Lajme

Qeriqi: Protesta nesër në Tiranë, ndër më të mëdhatë organizuar kundër Gjykatës Speciale!

10/16/2025 19:19
nga:Y I

Nesër në Tiranë pritet të mbahet protestë madhështore në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë tash e pesë vite.

Protesta do të mbahet në ora 17:00 në Sheshin Skënderbej.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se qeveria shqiptare ka mundësuar kalimin pa pagesë në Rrugën e Kombit për 24 orë, nga ora 09:00 e datës 17 tetor deri më 09:00 të datës 18 tetor.

Në lidhje me këtë protestë, si po shkon organizimi dhe a pritet të ketë pjesmarrje të lartë, ka folur për “Gazeta Blic”, Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës dega Fushë-Kosovë, Xhevdet Qeriqi.

Qeriqi tha se organizimi është duke shkruar jashtëzakonisht mirë dhe se interesimi për pjesmarrje është jashtëzakonisht i madh.

Ai tha se kjo protestë pritet të jetë njëra nga protestat më të mëdha të organizuara kundër Gjykatës Speciale.

“Organizimi është duke shkuar jashtëzakonisht mirë, interesimi për pjesëmarrje në protestë është shumë i madh dhe po besoj që kjo do të jetë njëra prej protestave më të mëdha të organizuara kundër Gjykatës Speciale” tha Qeriqi.

Qeriqi theksoi se pjesmarrje në këtë protestë do të ketë nga të gjithya trojet shqiptare.

“Pjesëmarrje në këtë proteste do të ketë nga të gjitha trojet shqiptare” tha Qeriqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Xhevdet Qeriqi- Kryetar i OVL-UÇK-së dega Fushë-Kosovë!

/Gazeta Blic/

 

Vengu pro protestës: Në mbështetje të së vërtetës së heronjve të UÇK-së

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Këshilli i Familjarëve të të Zhdukurve i bashkohet protestës për çlirimtarët në Tiranë