Lista Serbe ka dorëzuar sërish ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.
“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Në lidhje me ankesën e Listës Serbe dhe si pritet të veprojë tutje Kushtetuesja ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Arifi.
Arifi tha se ‘një kontradikte e vendimit të gjykates se secili deputet ka të drejte të votoj pro kunder apo të abstenoj mund të zbardhet nga Gjykata Kushtetuese’.
Ai potencoi se kjo ndodh të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese e konsideron të pranueshme lëndën.
“Nuk mundem as une e besoj askush të paragjykoj se si gjykojne gjykatesit e GJK. Megjithatë një kontradikte e vendimit te gjykates se secili deputet ka te drejte te votoj pro kunder apo te abstenoj mund te zbardhet nga Gjykata Kushtetuese. Kjo nëse GJK e konsideron të pranueshme lënden”deklaroi Arifi.
Sipas Arifit nëse Kushtetuesja i jep të drejtë Listës Serbe, zgjedhjet do të vonohen për vitin tjetër, ndërsa nëse Gjykata nuk e konsideron të pranueshme lënden zgjedhje mund të ketë në dhjetor.
“Nëse u jap të drejte LS Gjykata Kushtetuese zgjedhjet sigurt do të vonohen për vitin tjeter kurse nese Gjykata nuk e konsideron të pranueshme lënden me gjasë zgjedhje do te kete në dhjetor” tha Arifi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Lista Serbe i drejtohet sërish Kushtetueses


