Lajme

Ata që e kërcënojnë Izraelin do të paguajnë ‘çmim tepër të rëndë’, thotë Netanyahu

10/16/2025 14:21
nga:Sh R

Izraeli do t’i arrijë të gjitha qëllimet e luftës në Gaza që ka vendosur t’i realizojë, ka riafirmuar sot kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton BBC.

Duke folur pas fjalimit të Presidentit Herzog në të njëjtën ceremoni përkujtimore, ai tha se ata që e kërcënojnë Izraelin do të paguajnë një “çmim të rëndë”, dhe theksoi se lufta nuk ka përfunduar ende.

“Kushdo që na hedh dorën mbi ne e di se do të paguajë një çmim tepër të rëndë”, thotë kryeministri izraelit.