Disa automjete të FSK-së kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë ditës së enjte, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se FSK qëndroi gabimisht në veri.
“Diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri te ish NIS Petrol, janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës”, ka deklaruar Elshani për Gazeta Blic.
Kujtojmë që prania e FSK-së në veri të vendit është e mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s./Gazeta Blic/


