Lajme

Galeria e Arteve e vitit 1979 po hapet, Përparim Rama: Rihapja do të bëhet me një ekspozitë të veçantë

10/16/2025 11:55
nga:Sh R

Galeria e Arteve e themeluar në vitin 1979, po rihapet.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Pas më shumë se dy dekadash, Galeria e Arteve në Prishtinë po i rikthehet qytetarëve dhe artistëve. E themeluar më 2 shkurt 1979, kjo hapësirë në Pallatin e Rinisë ishte shndërruar ndërkohë në hapësirë afariste, por tani po e rifiton funksionin e saj të parë atë të shtëpisë së artit dhe krijimtarisë”, ka shkruar Rama.

Ai theksoi se kjo galeria ka histori të gjatë.

“Galeria e Arteve ka qenë hapësira e parë ekspozuese në Kosovë, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e ish-Jugosllavisë. Ekspozita e saj inauguruese, me titull “Bashkëkohësit tanë”, duke shënuar kështu fillimin e një periudhe të rëndësishme për artin pamor kosovar”, ka shkruar ai.

I pari i kryeqytetit theksoi se rihapja do të bëhet me një ekspozitë të veçantë.

“Rihapja e Galerisë do të shënohet me një ekspozitë të veçantë, që do të bashkojë të gjithë artistët që kanë ekspozuar në këtë hapësirë gjatë viteve ’70 dhe ’80, duke krijuar një urë simbolike mes brezave të krijuesve”, ka njoftuar Përparim Rama.