Lajme

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

10/16/2025 11:45
nga:Sh R

Një 44-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi në Fushë-Krujë të Shqipërisë.

Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës, raporton Tch.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.