Golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Argjentinës, Lautaro Martinez, e sheh Kupën e Botës 2026 me një qëllim të qartë.
“Dua të arrij atje në formën më të mirë të mundshme”, shpjegoi ai për DSports.
“Dua të jap gjithçka nga vetja, siç kam bërë gjithmonë”.
Qëllimi i tij është poashtu të bëhet golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës.
“Kjo është ajo që do të doja, por më shumë se çdo gjë tjetër, por së pari, duhet të mendoj për Interin, miqësoret e ardhshme dhe Finalissima”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


