Sporti

Lëndohet mbrojtësi i Interit, do mungojë në tri duelet e ardhshme

10/15/2025 22:16
nga:Lorik J

Darmian do të humbasë ndeshjet kundër Romës, Napolit dhe Union St. Gilloise.

Interi ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi Matteo Darmian ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe do të humbasë ndeshjet e ardhshme të ekipit.

Në një deklaratë, ekipi mjekësor i Nerazzurrëve tha se lojtari 36-vjeçar ishte diagnostikuar me një tendosje muskulore në kofshën e majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, që do të thotë se ai pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën disa javë.

Ky dëmtim e përjashton Darmianin nga skuadra e Interit për udhëtimin e së shtunës në Romë në Serie A dhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Union Saint-Gilloise.

/GazetaBlic Sport