Legjenda e Borussia Dortmund dhe drejtori aktual i klubit, Lars Ricken, beson se Bayern Munich nuk i ka perceptuar “verdhëzinjtë” si një kundërshtar të vërtetë kohët e fundit dhe dëshiron ta ndryshojë këtë.
“Ishin ndeshje shumë të lehta, por kjo ndodhi edhe sepse Bayern nuk na shihte si rivalë sezonin e kaluar për shkak të performancës sonë. Ne duhet ta meritojmë përsëri këtë garë”, tha Ricken për Sport Bild.
“Duhet të jemi të sinqertë: në nivel ndërkombëtar, në Ligën e Kampionëve, Bayern dhe Dortmund mbajnë barrën e rëndë të Bundesligës. Asnjë klub tjetër nuk e përfaqëson nivelin e lartë gjerman aq mirë sa këto dy klube”, pranoi Ricken.
/GazetaBlic Sport


