Kombëtarja e Kosovës mori një barazim dhe një fitore nga dy ndeshjet e muajit tetor.
‘Dardanët’ i kanë tashmë 7 pikë në renditjen tabelare, duke qenë kandidat për një vend në Kupën e Botës, transmeton GazetaBlic Sport.
Kosova ka dy skenare kualifikimi, e para me kualifikim direkt, duke rrëzuar Zvicrën nga vendi i parë, dhe më nga play offi, pra nga vendi i dytë.
Skenari i kualifikimit direkt është ky:
– Në nëntor Kosova e mund Slloveninë dhe Zvicrën – kualifikohet direkt në botëror (me kusht që Zvicra ta humb ose të barazojë në ndeshjen e dytë të nëntorit).
– Nëse Zvicra i humb dy ndeshjet e nëntorit, Kosova kualifikohet direkt në botëror edhe vetëm me 4 pikë nga dy takimet e fundit.
Skenari i arritjes në play-off:
– Në fazën e grupeve, 12 skuadrat që përfundojnë në vendin e dytë kualifikohen në play off, në këtë rast edhe ekipi i jonë kombëtar.
Përveç këtyre 12 Kombëtareve, 4 skuadra shtesë do të zgjidhen nga ato që kanë qenë fitues grupesh në Ligën e Kombeve 2024/25, por që nuk arritën të përfundojnë në vendin e parë apo të dytë në grupin e kualifikimeve.
Këto 16 skuadra (12 vendet e dyta + 4 nga Liga e Kombeve) do të ndahen në 4 rrugë në play-off, secila rrugë me nga 4 skuadra.
Në çdo rrugë të barazhit do të luhen nga dy raunde (nga një ndeshje): gjysmëfinale dhe finale.
Fituesi i finales në atë rrugë do ta presë biletën për në Botëror, biletë kjo që shpresojmë ta ketë emrin e madh e të lavdishëm të Kosovës, poashtu atë të Shqipërisë.
Faza e play-off’it, do të zhvillohet duke filluar nga data 26 deri më 31 mars.

/GazetaBlic Sport/


