Lajme

Von der Leyen pas vizitës në Serbi: Oferta e anëtarësimit në BE është një mundësi

10/15/2025 12:47
nga:N K

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka komentuar vizitën e saj të sotme në Serbi.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në X tha se oferta e anëtarësimit në BE është një mundësi.

Këto komente, Von der Leyen i bëri pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Është premtimi i paqes, prosperitetit dhe solidaritetit. Së bashku, e kapërcyem krizën energjetike të vitit 2022. Sot, BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë në mbajtjen e sigurisë së Serbisë gjatë dimrit. Kjo do të thotë të jesh një partner i besueshëm”.

Temë e takimit mes Von der Leyen dhe Vuçiqit ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Nga Serbia, shefja e KE-së vjen në Kosovë.