Grafiti „Kosova është zemra e Serbisë“ i shkruar në gardhin mbrojtës të stadiumit të shkollës në Graçanicë është mbuluar me ngjyrë gjatë ditës së djeshme me kërkesë të Policisë së Kosovës.
Në mes të gardhit ka qëndruar mbishkrimi „Kosova është zemra e Serbisë“.
Një polic i Kosovës, i cili siguronte procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet lokale që po zhvillohej në sallën e edukatës fizike të shkollës fillore „Mbreti Millutin“ në Graçanicë, kërkoi nga drejtori i shkollës, Vladimir Millkiq, që e gjithë gardhi mbrojtës të lyhej me ngjyrë të kaltër. Megjithatë, kjo nuk u bë, grafiti u mbulua me ngjyrë të bardhë, ku përsëri vërehet kjo parullë armiqësore./Paparaci.com


