Sulmuesi i Bayern Munich dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, vazhdon të rishkruajë historinë e futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.
Pasi shënoi dy herë në fitoren 5-0 të Anglisë ndaj Letonisë , e cila i siguroi një vend në Kupën e Botës 2026 , Kane vendosi një tjetër rekord, transmeton GazetaBlic Sport.
Me golin e tij të dytë në ndeshje, sulmuesi u bë lojtari anglez me më shumë gola për një klub të huaj, me 18 gola , duke kaluar Gary Lineker , i cili e mbajti rekordin për më shumë se 36 vjet me 17 gola për ekipin kombëtar mes viteve 1986 dhe 1989, kur luante tek Barcelona.
Kane, i cili ka qenë me Bayernin që nga vera e vitit 2023, vazhdon të bëjë përshtypje me një efikasitet të jashtëzakonshëm dhe po i afrohet niveleve të reja historike në karrierën e tij.
/GazetaBlic Sport/


