Presidenti sirian Ahmed al-Shara do të vizitojë Moskën nesër, pavarësisht shtyrjes së samitit arab në Moskë ku ai ishte planifikuar të merrte pjesë, raportoi sot televizioni proqeveritar sirian.
Siç është njoftuar, Shara do të diskutojë praninë e mëtejshme ruse në bazën detare në Tartus dhe bazën ajrore në Khmeimim në Moskë, konfirmoi një burim zyrtar sirian për Reuters.
Ai gjithashtu do t’i kërkojë zyrtarisht Moskës të ekstradojë presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad, një aleat të Rusisë, për t’u gjykuar për krime të dyshuara kundër sirianëve, shtoi burimi.
Al-Shara, i cili dikur drejtonte degën siriane të al-Kaedës , udhëhoqi sulmin e grupit rebel Hayat Tahrir al-Sham në Damask dhjetorin e kaluar , kur Assad u rrëzua dhe u vendos një qeveri e re.
Në prag të pushtimit të Damaskut, Asadi iku nga Siria dhe iu dha azil në Rusi, ku ndodhet tani.


