Po vazhdon numërimi i votave për asamble, ku në komunën e Skenderajt deri më tani janë numëruar 34,72 për qind e votave.
Bartësja e listës nga Partia Demokratike e Kosovës, Adelina Spahiu-Alija ka marrë 3 mijë e 219 vota.
Ndërkaq, kandidati tjetër për asamble, Fikret Rexhepi ka 356 vota, Nexhat Ahmeti 257 dhe Besjana Thaçi 193 vota.
Hysni Mehani, bartës i listës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 281 vota.
43 vota i ka marrë kandidati i VV-së për asamble, Bahri Zabeli, 39 Suad Gucati dhe 29 vota Sejdi Gashi.


