Lajme

Ramush Haradinaj: Në dhjetor mund të mbahen zgjedhjet parlamentare, AAK po rikthehet fuqishëm

10/14/2025 17:04
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar bashkatdhetarët nga Diaspora për përkrahjen e vazhdueshme në proceset zgjedhore në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Haradinaj vlerësoi angazhimin e diasporës si vendimtar, duke përmendur qëndrueshmërinë e tyre në kohë sfidash dhe thirrjen për të votuar në balotazhin e 9 nëntorit.

Ai shtoi se në dhjetor mund të mbahen zgjedhje parlamentare dhe theksoi se rikthimi i Aleancës është i mundur falë mbështetjes së tyre.

“Të vazhdojmë të bashkuar, sepse Kosova na thërret”, u shpreh ai.