Kryeministri britanik Keir Starmer ka dhënë një deklaratë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar mbi situatën në Lindjen e Mesme.
Ai ka theksuar se armëpushimi në Gaza “nuk do të kishte qenë i mundur” pa Trumpin, së bashku me udhëheqësit egjiptianë, të Katarit dhe të Turqisë.
Ai thotë se Mbretëria e Bashkuar ka ofruar mbështetjen e saj të plotë për planin e Trump dhe ka “punuar prapa skenave për muaj të tërë” për të siguruar zbatimin e tij dhe është krenare për “kontributin” britanik deri më tani.
Por ai pranon gjithashtu se “bërja e asaj paqeje të qëndrueshme do të jetë një detyrë jo më pak e vështirë” dhe se zbatimi i planit të paqes “nuk është një sfidë e vogël”.
Starmer thotë se Britania është e gatshme të përdorë diplomacinë dhe ekspertizën e saj për të mbështetur rindërtimin e Gazës – shkatërrimi i të cilit, sipas tij, “sfidon përshkrimin”.
Ai shton se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithashtu marrëveshjet e qeverisjes kalimtare në Gaza dhe do të punojë me Autoritetin Palestinez për reformat.
Ai thotë se kjo do të ndihmojë gjithashtu në sigurimin e zbatimit të një procesi monitorimi të armëpushimit dhe është “e gatshme të luajë një rol të plotë” në çmontimin e armëve dhe aftësive të Hamasit.
/Euronews Albania/


