Lajme

Lladrovcin e befasojnë me tortën e fitores në Suedi

10/14/2025 16:05
nga:Y I

Kryetari aktual dhe fituesi i zgjedhjeve në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka përjetuar befasi nga Federata e Futbollit të Kosovës, me rastin e ndeshjes Suedi-Kosovë.

“Fitorja bashkë me qytetarët kampionë në Drenas, është fitore motivuese, fitore të cilën e meriton i drejti, të përkushtuarit dhe qytetarët me integritet” shkruan Lladrovci.

Postimi i plotë:

Befasi e këndshme në Suedi nga Agimi dhe anëtarët e FFK-së me ëmbëlsirën kushtuar fitores tonë në zemrën e Kosovës.

Fitorja bashkë me qytetarët kampionë në Drenas, është fitore motivuese, fitore të cilën e meriton i drejti, të përkushtuarit dhe qytetarët me integritet.

Gjuha e kampionit është gjuhë e futbollistëve tanë dhe stafit, faleminderit të gjithëve!